pikëmbështetje
Appearance
PIKËMBËSHTETJE f.
1. Vendi ku mbështetet dikush ose një pjesë e peshës së trupit të tij; pika e mbështetjes së diçkaje. Pikëmbështetja e levës.
2. usht. Vend i fortifikuar dhe i përforcuar, që shërben për të mbështetur veprimet luftarake në një zonë të caktuar. Asgjësuan pikëmbështetjet e armikut.
3. fig. Të dhëna e materiale që përdoren si mbështetje për të nxjerrë një përfundim, për të gjykuar për dikë a për diçka ose për të mbrojtur një mendim.
4. fig. Vendi që ndihmon e përkrah luftën e popujve për çlirimin kombëtar ose një luftë tjetër të drejtë.