pezulluar
Appearance
PEZULLUAR mb.
- 1. Që është ndërprerë përkohësisht: që nuk është më i vlefshëm, që i është hequr forca vepruese për një kohë. Gara (lojëra) të pezulluara. Porosi të pezulluara.
- 2. Që është ndaluar të dalë ose të qarkullojë për një kohë të pacaktuar. Gazetë e pezulluar.
- 3. Që është larguar nga puna ose është hequr nga një detyrë për një kohë të caktuar. Ishte i pezulluar.