pezul
Appearance
PEZUL m. kryes. bised.
- 1. Pjesa e poshtme e dritares, që ka një pllakë të gurtë ose prej betoni të vendosur për së gjeri, ku mbështetemi, vëmë lule etj., pragu i dritares. Pezuli i brendshëm (i jashtëm). Pezuli i dritares. Mbështetem në pezul.
- 2. Sofat, zakonisht jashtë portës së shtëpisë. Ulur në pezulet. Te pezuli i portës.
- 3. Ana e sipërme e një muri. Qëndronte në pezul të murit.
- 4. Pjesë e dalë për së gjati si prag në një oxhak. Vinin kandilin në pezul.
- 5. vjet. Ledh me dhe të grumbulluar si pirg në një vend që shërbente si tul midis dy arave a dy tokave. Pezuli i arave.
- 6. Ledh që bëhet për të ndaluar ujin kur vërshon: ledh ose mur mbështetës që bahet në një rrëpirë. Pezul dheu. I bëj një pezul. Mbjell pemë anës pezuleve.
- 7. Grumbull, tog; stivë; pirg. Pezul me misër. Pezul plehrash. E bëjnë grurin pezul. Janë bërë enët (rrobat) pezul ( për të larë). Kishte një pezul me libra
- Mbeti pezul nuk luan nga vendi; rri në një vend (shtrirë ose ulur) e nuk lëviz.