Jump to content

petull

Nga Wiktionary

PETULL f.

  • Ëmbëlsirë që bëhet me brumë të holluar, zakonisht me tharm, që hidhet pjesë-pjesë e skuqet në tigan me vaj dhe hahet me sheqer a me mjaltë; një copë prej këtij ushqimi, e rrumbullakët dhe e fryrë. Petulla me maja birre. Petulla me sheqer (me mjaltë). Brumë për petulla. Bëj petulla. Hëngri dy petulla. E ka fytyrën si petull. mospërf.
  • I bën petullat me ujë (pa vaj) bën plane që nuk mund të vihen në jetë; flet pa u mbështetur mbi baza të shëndosha. Kërkon petulla me gjalpë ka kërkesa të tepërta; kërkon gjëra me shpenzime të mëdha. Përpëlitet (cëritet) si petulla në tigan dikush përvëlohet nga një dëshirë e zjarrtë që nuk mund ta plotësojë, ka një brengë të madhe në zemër, vuan shumë shpirtërisht. Nuk bëhen ato petulla që t'i jep (t'i sjell) shigjetulla fj. u. janë të rrezikshme dhuratat që vijnë nga armiku.