Jump to content

petk

Nga Wiktionary

PETK m.

  • 1. Veshje e sipërme burrash ose grash; rroba, veshje; zakon. kostum (kryesisht për burra). Petk dasme (nuseje). Preu (qepi) një petk të ri. I rrinë shumë mirë petkat.
  • 2. vet. Ndërresat e brendshme; të linjtat (këmishë, çarçafë, peshqirë etj.); rroba. Lajnë petkat. U terën petkat.
  • 3. arb. Gjë e mall, pasuri. Petku vete dorë më dorë.
  • 4. fig. Pamja e jashtme e dikujt a e diçkaje; mbulesë, veshje që ia ndërron dukjen e jashtme dikujt a diçkaje. Ndërron petkun natyra. Male të mbuluara me petkun e bardhë (me borë). Qyteti i veshur me petkun e festës.
  • 5. fig. keq. Veshje a pamje e jashtme, nën të cilën dikush kërkon të fshehë fytyrën e vet të vërtetë, një gjë a një dukuri; maskë, lustër. Nën petkun zyrtar. Nën petkun e marksizmit (e socializmit). Nën petkun fetar.
  • I hyri ndër petka (në gji) dikujt shih te GJI,~RI.