Jump to content

pesimist

Nga Wiktionary

PESIMIST m.

  • 1. Ai që mendon e vepron me pesimizëm ai që është i prirur për t'i parë gjërat me pesimizëm; njeri plot mërzi e parandjenja të këqija; kund. optimist. Ishte pesimist i madh. Parashikime prej pesimisti.
  • 2. si mb. ~, ~E. Që është gjithë pesimizëm, që është karakteristik për pesimistin; që është i mbushur me mërzi e me parandjenja të këqija, që e sheh çdo gjë me pesimizëm; kund. optimist. Njeri pesimist. Qëndrim pesimist. Parashikime pesimiste. Ishte shumë pesimist për të ardhmen.