peshqir
Appearance
PESHQIR m.
- 1. Copë e trashë katërkëndëshe prej pambuku, e butë, me push e me thekë, që e përdorim për të fshirë fytyrën, duart a trupin pasi lahemi. Peshqir i butë (i ashpër). Peshqir i madh (i vogël). Peshqir me vija (me lule, me thekë). Peshqir duarsh. I fshij duart (këmbët) me peshqir. Mbështjell kokën (qafën) me peshqir.
- 2. anat. Cipë e hollë dhjami, që mbështjell zorrët ose plëndësin nga jashtë, riza e zorrëve ose e plëndësit. I heq peshqirin plëndësit.
- 3. krahin. Përparëse katrore grash. Vuri peshqirin.
- 4. krahin. Pecetë; mësallë. Fshiu buzët me peshqir. I mblodhi në peshqir.
- Hyr e dil e tund peshqirin mospërfill. shih te HYJ.