Jump to content

peshoj

Nga Wiktionary

PESHOJ kal.

  • 1. Përcaktoj peshën e një trupi a të diçkaje në një peshore ose duke e krahasuar me një tjetër, i mat peshën. Peshoj grurin (misrin). Peshoj fëmijën. Peshoj në kandar. Peshoi me dorë diçka e ngriti diçka dhe e mbajti në dorë, për ta parë sa rëndon.
  • 2. fig. E shqyrtoj diçka me kujdes për ta vlerësuar si duhet, gjykoj; vlerësoj. E peshoi mirë punën (çështjen). I peshuan mirë fuqitë e veta. I peshuan anët e mira dhe të këqija të dikujt. I peshoi mendimet e shokëve.
  • 3. fig. Bëj me maturi e me kujdes të posaçëm një punë a një veprim; e mendoj mirë e pastaj e them (një fjalë). Peshon çdo lëvizje (çdo veprim). I peshon fjalët që thotë.
  • 4. fig. Ia di vlerën dikujt; e njoh dhe e çmoj, e vë në kandar; ia kam frikën, e marr parasysh; e përfill (sidomos në shprehje mohuese). S'e peshonin fare s'e nderonin fare, nuk e vlerësonin fare, nuk ia vinin veshin fare. Nuk na peshonin për komb.
  • 5. jokal. Kam një peshë të caktuar; jam i rëndë, rëndoj. Peshon lehtë (rëndë). Peshon më shumë se i vëllai. Peshon dhjetë kuintalë. Më peshojnë këpucët.
  • 6. jokal. kryes. veta III fig. Ka rëndësi, ka vlerë; ushtron ndikim; nderohet, dëgjohet nga të tjerët. Veprat (punët) peshojnë. I peshon fjala. Peshonin disa rrethana. Peshon më shumë cilësia se numri.
  • 7. jokal. vet. veta III. Bie, rëndon. Përgjegjësia peshon mbi ju. Hallet peshonin mbi të. Të gjitha punët peshonin mbi ne.
  • Të peshonte në flori shih te FLORI,~RI. I peshon arrat pa i shkundur flet pa u menduar; vendos para kohe, është i rrëmbyer.