periodik
Appearance
PERIODIK mb.
- 1. Që përsëritet rregullisht kohë pas kohe ose në periudha të caktuara, që bëhet herë pas here sipas një rregulle. Lëkundje (lëvizje) periodike. Dukuri periodike dukuri që përsëritet rregullisht në mënyrë të njëllojtë dhe në pjesë kohe të barabarta. Në mënyrë periodike.
- 2. Që botohet rregullisht, në kohë të caktuar, që del pas çdo periudhe të njëjtë a të caktuar. Shtyp periodik tërësia e gazetave, e revistave, e vjetarëve etj. Buletin periodik. Revistë periodike.
- 3. si em. vet. nj.~, ~ U. bised. Shtypi periodik.
- Ligji periodik kim. Ligji që shpreh vetitë e elementeve kimike dhe të përbërësve të tyre sipas strukturës së atomeve. Sistemi periodik (i elementeve) kim. Klasifikimi natyror i elementeve që bazohet në ligjin periodik. Thyesë periodike mat. Thyesë dhjetore e pafund, në të cilën një grup i njëjtë shifrash përsëritet pafundësisht.