periferik
Appearance
PERIFERIK mb.
- 1. Që ndodhet në periferi të një qyteti a të një fshati ose të një vendi. Lagje periferike. Krahina (zona) periferike.
- 2. edhe spec. Që është larg qendrës së diçkaje; që vepron në anën e jashtme të diçkaje; që përbën pjesën anësore të diçkaje. Sistem nervor periferik. anat. tërësia e nervave që përbën në pjesët anësore të trupit (në gjymtyrët, në lëkurë, në organet e shqisave etj.). Forca periferike. fiz. Degët (gjethet) periferike.
- 3. fig. libr. Që nuk lidhet me thelbin a me pjesën më të rëndësishme të diçkaje; joqenësor, anësor, i parëndësishëm. Çështje periferike. Vërejtje periferike.