perëndoj
Appearance
PERËNDOJ jokal.
- 1. vet. veta III. Fshihet prapa horizontit, ulet poshtë vijës së dukshme të horizontit, largohet nga qielli, s'duket më (për diellin dhe për trupa të tjerë qiellorë). Perëndoi dielli (hëna). Zunë yjet të perëndojnë.
- 2. zakon. veta III. I ikën koha dikujt a diçkaje, bie nga fuqia, nga gjendja e mirë etj.; merr fund, mbaron, vdes a zhduket. Perëndoi bota e vjetër. Perëndoi ajo kohë. Perëndoi çdo shpresë.
- 3. krahin. Hidhet shumë lart, fluturon aq lart ose aq larg sa nuk duket. Perënduan shigjetat. Perëndoi në qiell.
- 4. kal. bised. E hedh diçka shumë lart; e fluturoj përpjetë sa të mos duket. E perëndoi topin (gurin).
- I perëndoi sytë
- a) i vari kapakët e syve e i fshehu bebëzat (nga një kënaqësi e madhe, kur i pritet fuqia fare etj.), i fali sytë;
- b) vdiq, mbaroi. I perëndoi ylli dikujt a diçkaje shih tek YLL,~I. Te lind (te len) e te perëndon shih te LIND.