perëndi

Nga Wiktionary

PERËNDI f.

  • Sipas përfytyrimeve fetare e mistike: qenia më e lartë e mbinatyrshme, e cila gjoja ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka; zot, hyjni. Perënditë e paganëve (e grekëve, e romakëve, e ilirëve, e Olimpit). Perëndia e luftës. I luteshin perëndisë. I preftë perëndia, ditën! mallk., vjet.
  • E kanë (është) perëndi e nderojnë dhe e dëgjojnë dikë si besimtari perëndinë; e mbajnë diçka si të shenjtë, e duan dhe e çmojnë pa masë; e adhurojnë.