peng
Appearance
PENG m.
- 1. Diçka me vlerë të madhe, që huamarrësi ia lë huadhënësit disa kohë për ta siguruar për kthimin e borxhit (në vendet me sistem shfrytëzues). Borxh me peng borxh që mund të merret duke lënë peng diçka. La (vuri) peng unazën (vathët, pajën, arën, shtëpinë). E la (e vuri) peng për një vit (për dy muaj).
- 2. Send a njeri që lihet në duart e një tjetri për të siguruar zbatimin e një marrëveshjeje; të një traktati etj.; rob që zihet e mbahet nga armiku për ta përdorur si mjet shkëmbimi me dikë tjetër, për të kërkuar lëshime a shpërblime nga kundërshtari etj. Lanë peng (i morën peng) fëmijët. E mbajtën peng. E dha (si) peng.
- 3. Merak i madh, pikë në zemër që ndien dikush për diçka që s'ka mundur ta bëjë; tangë. E kam peng në zemër. Më mbeti peng. Ma la peng.
- 4. fig. Shenjë e sigurisë për diçka. Peng nderimi (miqësie, besnikërie).