pendohem
Appearance
PENDOHEM vetv.
- 1. Më vjen keq për një punë a veprim të gabuar që kam bërë, pranoj plotësisht gabimi tim duke e ndier thellë atë, ndërroj mendim për një veprim që kam bërë. U pendua për vonesën. U pendua që ia tha (që u nis, që shkoi). S'ke pse të pendohesh. Mos, se do të pendohesh. S'mendove (s'punove) sot, do të pendohesh mot. fj. u.
- 2. fet. Rrëfehem përpara priftit për të ashtuquajturat mëkate kundër zotit a kundër fesë (për besimtarët katolikë në vendet ku vepron feja katolike).