Jump to content

pemëtari

Nga Wiktionary

PEMËTARI f.

  • 1. Degë e bujqësisë që merret me rritjen e drurëve frutorë, rritja e pemëve. Sektori i pemëtarisë. Të ardhura nga pemëtaria. Zhvillimi i pemëtarisë. I dalluar për pemëtari. Merren me pemëtari.
  • 2. përmb. Tërësia e drurëve frutorë që mbillen e rriten nga njeriu, pemët. Pemëtaria duket e mbarë sivjet.