Jump to content

pelte

Nga Wiktionary

PELTE f.

  • 1. Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer, paluze; lëng pemësh a perimesh që lihet të trashet duke zier në zjarr. Pelte pemësh (ftonjsh, mollësh, kumbullash). Pelte domatesh. E ushqen me pelte (fëmijën). U bë si pelte u zbut shumë.
  • 2. Lëndë si qull i trashë; diçka e qullët. Pelte gjaku. Paçja ishte bërë pelte.
  • 3. fig. bised. Njeri i ngjallur, por i pafuqishëm, njeri i qullët.
  • E bëri pelte dikë e rrahu shumë keq, e zhdëpi në dru, ia zbuti mirë kurrizin; e dërrmoi.