pekul
Appearance
PEKUL m.
- 1. vjet. Pasuri që një pronar ia jepte dikujt për ta shfrytëzuar, me kusht që të merrte prej tij një taksë të madhe ose pjesën kryesore të të ardhurave nga kjo pasuri; pasuri vetjake që mblidhej pak e nga pak; diçka që ishte si pronë vetëm e njërit prej pjesëtarëve të familjes e s'mund të përzihej me pasurinë e përbashkët. Pekuli i nuses pasuri e vogël (para, bagëti etj.) që sillte nusja ose që sigurohej me paratë e darovës. E dha si pekul. E kishte pekul.
- 2. bised. Dhuratë e vogël që u jepet zakonisht fëmijëve; pekuli. I dha pekule. I bëri pekul një shami dore. Ç'të solli si pekul?
- 3. zakon. fig. Përkëdhelje, përkujdesje të mëdha, të mira e përkëdheli. Me fjalë të bukura e me pekule. S'njohu pekule. Është rritur me pekule. E ndiej veten në pekule e ndiej veten shumë mirë, jam midis së mirash. E ka me (në) pekule dikë e mban shumë afër, e sheh ndryshe nga të tjerët, e ka me sy të mirë; e ka shumë mik, shumë të afërt.