pehlivan
Appearance
PEHLIVAN m. bised.
- 1. Ai që ecën a bën lëvizje të shkathëta e lodra mbi një litar ose mbi një tel të tendosur; akrobat. Pehlivan i zoti (i shkathët).
- 2. Djalë guximtar e i shkathët, me shtat të hajthëm e të hijshëm.
- 3. fig. keq. Njeri dredharak, që di ta vërtitë punën në interes të tij në çdo rrethanë; ai që përdor dredhi, mashtrime etj. për t'i shpëtuar një gjendjeje të vështirë ose për të kapërcyer pa dëm pengesat që i dalin përpara. Është pehlivan i madh.