pe

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

PE m.

  • 1. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj., ose e bërë prej ndonjë lënde tjetër, që përdoret për të endur, për të qepur, për të qëndisur etj. Pe i hollë (i trashë). Pe i bardhë (i zi, i ngjyer). Pe mëndafshi (leshi, najloni). Pe dore (makine). Pe për të qepur plagët. Shkoj (fut, shtie) perin në gjilpërë. Këput (lidh) perin. Mbështjell perin lëmsh (turrë). Peri këputet ku është më i hollë. fj. u. ndodh diçka atje ku s'duhej të ndodhte, ku bëhet dëmi më i madh, ku gjendja është më e dobët etj.
  • 2. zakon. Fije të holla që kanë bishtajat e disa bimëve (si fasulja, bizelja etj.). S'kanë penj barbunjat (mashurkat).
  • 3. fig. Filli që lidh a që bashkon diçka. Peri i ngjarjeve. Ia këputi perin e tregimit.
  • U bë pe u dobësua shumë, u tret fare. Ia bëri pe dikujt ia mblodhi mirë, ia futi këmbët në një këpucë. Fill e për pe (fije e për pe, fije për fije) shih te FILL,~I. Me pe e me gjilpërë (në pe e në gjilpërë) me hollësi të madhe, fill e për pe. Lëshoi pe (vend) shih te LËSHOJ. Ngatërron (përzien) penjtë (fijet, fijet) shih te NGATËRROJ. Pret për ta dikush shih te PRES I. Si rruaza në pe shih te RRUAZ/Ë, ~A. Ia rrudh penjtë dikujt shih te RRUDH. Janë pe për një gëzof shih te GËZOF,~I. Kapet (mbahet) pas fijes së perit (së flokut, së kashtës) shih te FIJ/E, ~A. Nuk ta kap perin lëmshit nuk ia gjen fillin diçkaje të ngatërruar, nuk di nga t'ia fillojë; s'e zgjidh dot një punë të vështirë, jo të thjeshtë etj. Është lidhur me pe merimange diçka është krejt e pasigurt. Merr pe e gjilpërë s'lë gjë pa marrë, merr çdo gjë. I qepur me pe të bardhë i rregulluar pa kujdes, i ndrequr pa mjeshtëri, që i duken qartë gjurmët e rregullimit; i bërë në mënyrë trashanike. T'i shkojë peri gëzofit t'i përshtatet mirë diçkaje tjetër; të bëhet me kujdes e me lezet, jo në mënyrë të trashë dhe pa mjeshtëri. Shtie (fut) rruaza në pe dikush
  • a) punon shumë ngadalë e me kujdes të madh;
  • b) bën një punë të kotë ose pa rëndësi. Varet (qëndron) në fije (në fill) të perit (të flokut) shih te FIJ/E,~A. E ka mendjen fije peri shih te FIJ/E,~A. Ku futet gjilpëra, do të futet edhe peri fj. u. ku është (ku shkon) njëri, do të jetë (do të shkojë) patjetër edhe tjetri. Nga peri mund të kapet edhe lëmshi fj. u. nga një e dhënë e vogël, nga një burim i vogël mund të zbulohet a të sqarohet gjithë çështja. Për një pe, për një gjilpërë, shkoi dëm një gunë e tërë fj. u. për pak punë, për pak mundim ose për diçka fare të vogël, shkoi dëm një gjë e madhe.