Jump to content

pazakonshëm

Nga Wiktionary

PAZAKONSHËM mb.

  • 1. Që ka diçka të veçantë nga të tjerët, që s'është si të tjerët e të bën përshtypje të veçantë; që nuk gjendet a nuk ndodh rëndom; i padëgjuar; jo i zakonshëm; i jashtëzakonshëm. Gjë e pazakonshme. Bukuri e pazakonshme. Vështirësi të pazakonshme. Aftësi të pazakonshme. Ngjarje (ndodhi) e pazakonshme. Me rëndësi të pazakonshme.
  • 2. Që vendoset pa marrë parasysh asgjë, që bëhet jashtë rregullit, jashtë radhës ose në raste të ngutshme; i jashtëzakonshëm. Mbledhje e pazakonshme. Kuvend i pazakonshëm.