Jump to content

pazëvendësueshëm

Nga Wiktionary

PAZËVENDËSUESHËM mb.

  • Që s'mund të zëvendësohet me diçka tjetër ose nga dikush tjetër; që nuk mund të gjendet a të bëhet dhe të vihet në vend përsëri (për sende që prishen a që humbasin etj.). Material i pazëvendësueshëm. Armë e pazëvendësueshme. Metodë (mënyrë) e pazëvendësueshme. Dëm i pazëvendësueshëm. Humbje e pazëvendësueshme. Njeri i pazëvendësueshëm. E quante veten të pazëvendësueshëm.