pavetëdijshëm
Appearance
PAVETËDIJSHËM mb.
- 1. Që s'është i aftë të gjykojë a të kuptojë veprimet e veta, që s'ka vetëdije. Qenie e pavetëdijshme.
- 2. Që vepron pa vetëdije; që është karakteristik për një njeri të tillë; që bëhet pa vetëdije, pa e kuptuar se si; i pandërgjegjshëm. Qëndrim (veprim) i pavetëdijshëm. Shkelja e pavetëdijshme e disiplinës. Në mënyrë të pavetëdijshme. Ishte i pavetëdijshëm për atë që bëri.