pavdekshëm

Nga Wiktionary

PAVDEKSHËM mb.

  • 1. Që jeton gjithmonë, që s'vdes kurrë (sipas përfytyrimeve mistike e fetare). Shpirti i pavdekshëm. Njeriu s'është pavdekshëm.
  • 2. Që ruhet përgjithmonë, që nuk shlyhet nga kujtesa, që s'harrohet kurrë; i përjetshëm. Miqësi (dashuri) e pavdekshme. Mësime (ide) të pavdekshme. Vepër e pavdekshme. Heroizëm i pavdekshëm. Jeta dhe vepra e tij janë të pavdekshme. Ranë për të mbetur të pavdekshëm. U bë i pavdekshëm.