Jump to content

pavarur

Nga Wiktionary

PAVARUR mb.

  • 1. Që nuk është i varur ekonomikisht e politikisht, i mëvetësishëm. Vend (shtet) i pavarur. Jeton i lirë e i pavarur.
  • 2. Që nuk është i varur nga një tjetër, që nuk është nën urdhrat, nën pushtetin a nën varësinë e një tjetri. Njeri i pavarur. Organizatë e pavarur.
  • 3. Që qëndron më vete, që s'varet nga diçka tjetër; bëhet, shfaqet a shprehet në mënyrë të mëvetësishme. Puna e pavarur e nxënësve (e studentëve). Zhvillim i pavarur. Mendim (qëndrim) i pavarur. Fjalë me kuptim leksikor të pavarur. gjuh. Vepron në mënyrë të pavarur.
  • Fjali e pavarur gjuh. fjali që s'varet gramatikisht prej një fjalie tjetër dhe që s'plotësohet nga një fjali tjetër.