patrullë
Appearance
PATRULLË f.
- Trupë e vogël ushtarësh, policësh a rojash, anije luftarake, aeroplan etj. që është ngarkuar të sillet në një zonë të caktuar dhe të vëzhgojë çdo lëvizje të dyshimtë, të ruajë një objekt, rregullin a rendin e vendosur, të bëjë zbulim etj. Patrullë ushtarake. Patrulla e zbulimit. Patrullë kreu (shpine). Patrullë roje. Patrullë xhandarësh (karabinierësh). Dëgjoheshin hapat e patrullës. Vendosi (caktoi) një patrullë. E ndali patrulla.