patretur
Appearance
PATRETUR mb.
- 1. Që s'është tretur duke e zier a duke e ngrohur, i pashkrirë (për lëndë të ngurta); Gjalpë (dhjamë) i patretur. Dyllë i patretur. Mbeti bora e patretur.
- 2. Që nuk është tretur në stomak; që nuk është përvetësuar nga organizmi (për lëndët ushqyese). Kokrra misri të patretura. I mbeti ushqimi i patretur.
- 3. Që s'është kalbur ende, që s'është prishur a që s'është tretur nga dheu (për një kufomë). Trup i patretur. U gjend i patretur.