Jump to content

patologjik

Nga Wiktionary

PATOLOGJIK mb.

  • 1. Që lidhet me patologjinë si degë e mjekësisë; që i përket patologjisë, i patologjisë; që ka të bëjë me sëmundjet e brendshme me mjekimin e tyre. Anatomia patologjike. Fiziologjia patologjike.
  • 2. Që shkaktohet nga një sëmundje a që lidhet me një sëmundje; i sëmurë, jo i shëndoshë. Pleqëri patologjike. Ndryshime patologjike. Shtrembërim patologjik i shtyllës kurrizore.
  • 3. fig. libr. Që shmanget shumë nga zhvillimi normal e i natyrshëm, i sëmurë, jo i shëndoshë. Gjendje patologjike. Zhvillim patologjik. Rast patologjik. Fantazi (dashuri, urrejtje) patologjike.