Jump to content

patentë

Nga Wiktionary

PATENTË f.

  • 1. Dokument, me anë të të cilit njihet dhe mbrohet e drejta e autorësisë për një shpikje; të dhënat e plota për një shpikje a një teknologji ose për mënyrën e funksionimit të një pajisjeje. Patenta e shpikjes. Patentë për prodhimin (për nxjerrjen) e diçkaje. Mbajtësi i patentës. Blenë (shitën) patentën. Pajis me patentë. Prodhojnë sipas një patente.
  • 2. Dokument, me të cilin pajiset dikush që mbaron një kurs dhe vërteton se ai është i aftë e ka të drejtë të ushtrojë një mjeshtëri a një veprimtari të caktuar; leja e aftësisë që i lëshohet një shoferi a një punonjësi për një mjeshtëri. Patentë shëndetësore. Patenta e shoferit (e traktoristes). Patentë nafte (benzine) e drejta e leja që ka një shofer për të drejtuar një automjet që punon me naftë (me benzinë). I lëshoi patentën. I mori (i hoqi, i dha) patentën.
  • 3. vjet. Taksë tregtie që u vihej zejtarëve. Patenta të larta (të mëdha). Komisioni i patentave.