Jump to content

pasurohem

Nga Wiktionary

PASUROHEM vetv.

  • 1. Bëhem i pasur, vë pasuri (zakonisht duke shfrytëzuar punën e të tjerëve); kund. varfërohem. U pasuruan në kohën e luftës.
  • 2. vet. veta III. I shtohet numri a sasia e pjesëve përbërëse të vlefshme, bëhet më i pasur me diçka; kund. varfërohet. Pasurohet gjuha (fjalori). Biblioteka u pasurua me libra të rinj.
  • 3. vet. veta III fig. Bëhet më i larmishëm e më i pasur me ide, me përvojë etj. Pasurohet bota shpirtërore.
  • 4. Pës. e PASUROJ.