pastrues
Appearance
PASTRUES m.
- 1. Punëtor që bën pastrimin e diçkaje; ai që punon me makinë pastruese. Pastruesi i rrugëve. Pastruesi i oxhaqeve.
- 2. Lëng a lëndë tjetër që përdoret për të hequr njolla boje, lyre, ndryshku etj.; send a mjet për të pastruar; makinë pastrimi. Pastrues kimik. Pastruesi i gazit.
PASTRUES mb.
- Që përdoret për të pastruar diçka. Lëndë pastruese. Makinë pastruese.