Jump to content

pastrohem

Nga Wiktionary

PASTROHEM vetv.

  • 1. Pastroj veten duke u larë me ujë e me sapun dhe duke u fërkuar; heq nga vetja baltën, njollat ose papastërtitë e ndryshme me ujë a me ndonjë lëndë tjetër pastruese. Pastrohet përditë. U la e u pastrua.
  • 2. vet. veta III. I largohet diçka e huaj a që e zinte, qërohet. Qielli u pastrua.
  • 3. fig. Zhduk nga ndërgjegjja mbeturinat a ndikimet e ideologjisë së huaj. Të pastrohemi plotësisht nga mbeturinat dhe shfaqjet e huaja.
  • 4. Pës. e PASTROJ.