pastaj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

PASTAJ ndajf.

  • 1. Më vonë, pas pak kohe, më prapa, pas kësaj; në kohën që vjen më pas, në vijim. Ta them pastaj. Pastaj do të vij. E la për pastaj. E ke ti radhën pastaj. Pastaj u ul dhe ndezi një cigare. Pastaj për pionierët u dha një koncert. Heshti pak, pastaj bëri disa pyetje.
  • 2. Më pas në radhë, më prapa (në hapësirë). Ishin dy shtëpi, pastaj një fushë e vogël. Vinte një kthesë, pastaj rruga zgjerohej.
  • 3. Më poshtë, më tej (përdoret për të treguar se ai që flet kalon në një mendim tjetër të lidhur me të parin). Pastaj ai foli për sukseset e arritura.
  • 4. Veç kësaj, përveç të tjerave (vihet në fillim të fjalisë). Pastaj është edhe i vjetër. Pastaj isha edhe i lodhur. Pastaj të ma kishe thënë më parë.
  • 5. Ndryshe, përndryshe (kur duam të kërcënojmë dikë). Nisu sa më parë, se pastaj do ta pësosh keq.