pastë
Appearance
PASTË I f.
- Ëmbëlsirë me përmasa të vogla e në trajta të ndryshme, që përgatitet me miell, me vezë, me gjalpë e me sheqer dhe zbukurohet përsipër me krem.
PASTË II f.
- Lëndë e butë dhe e qullët si brumë, që përdoret për qëllime të ndryshme. Pastë ngjitëse (mbrojtëse). Pastë dhëmbësh. Pastë rroje. Pastë xhamash baltë xhamash. Paste druri lëndë veshtullore që del nga përpunimi i drurit dhe që përdoret për prodhimin e letrës. Pastë për heqjen e ndryshkut.