pasqyroj

Nga Wiktionary

PASQYROJ kal.

  • 1. vet. veta III. Riprodhon figurën ose shëmbëllimin e dikujt a të diçkaje (për një pasqyrë a një sipërfaqe të lëmuar dhe të ndritshme). Uji pasqyronte qiellin.
  • 2. vet. veta III spec. Kthen rrezet e dritës; kthen valët e zërit në drejtim të kundërt. Hëna pasqyron dritën e Diellit. Liqeni pasqyronte rrezet e Diellit.
  • 3. fig. E jap a e përfshij në një material të shkruar, në një tabelë, në një skicë etj.; paraqit. E pasqyroi në plan (në raport). I ka pasqyruar të gjitha të dhënat. Nuk e ka pasqyruar drejt.
  • 4. vet. veta III fig. E shfaq nga jashtë, e shpreh në mënyrë të dukshme, shërben si pasqyrë a si paraqitje. Pasqyron gjendjen. Pasqyronte ndjenjat e tij. Konferenca pasqyroi arritjet e deriatëhershme.
  • 5. fig. Riprodhoj në një vepër letrare ose artistike, jap. Letërsia pasqyron jetën shoqërore. Vepra pasqyron heroizmin e klasës punëtore. Pasqyron drejt (me besnikëri).
  • 6. filoz. Riprodhoj në psikikë e në ndërgjegje figurat e botës së jashtme.