Jump to content

pasion

Nga Wiktionary

PASION m.

  • 1. psikol. Ndjenjë e fuqishme, e thellë dhe e qëndrueshme, që shfaqet me vrull dhe që përcakton sjelljen e veprimtarinë e njeriut; afekt i fuqishëm. Pasion i madh. Ndez (frenon) pasionet. Mposht (shtyp) pasionin.
  • 2. Dëshirë a prirje e zjarrtë për diçka, dashuri e madhe për diçka; zjarr, vrull i brendshëm kur dikush bën diçka. Ka pasion për këngë (për muzikë, për matematikë). Flet (diskuton) me pasion. E bëri me pasion. Punon me pasion. E mbronte me pasion.
  • 3. Diçka, për të cilën dikush ka prirje a dashuri të zjarrtë, diçka që i pëlqen a e tërheq shumë dikë, ndaj së cilës ai është shumë i dhënë. Pasioni i tij është muzika (piktura, gjahu).