Jump to content

pashuar

Nga Wiktionary

PASHUAR mb.

  • 1. Që vazhdon të jetë i ndezur, që nuk është shuar ende. Zjarr i pashuar. Urë (zjarri) e pashuar. Dritat e rrugëve qëndrojnë të pashuara gjithë natën.
  • 2. Që nuk është fshirë (me fshirëse etj.); që nuk i është hequr vizë a që s'është prishur. Fjalë (vija, shkronja) të pashuara.
  • 3. Që nuk i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj. Gëlqere e pashuar. Raki (uzo) e pashuar.
  • 4. fig. Që vazhdon të shfaqet, të veprojë a të përjetohet me po atë vrull e forcë, që nuk është pakësuar, nuk është dobësuar a nuk ka marrë fund; që nuk është plotësuar a përmbushur. Etje (uri) e pashuar. Dëshirë e pashuar. Entuziazëm i pashuar. Dashuri (miqësi, urrejtje) e pashuar. Mall i pashuar.
  • Është urë e pashuar shih tek UR/Ë,~A II.