pashkelshëm
Appearance
PASHKELSHËM mb.
- 1. Që nuk mund të shkelet, nëpër të cilin nuk mund të kalohet, i paarritshëm. Male të pashkelshme. Shtigje të pashkelshme.
- 2. Që nuk mund të pushtohet ose të sundohet, që nuk mund të shkel dot këmba e të huajit, i panënshtrueshëm. Vend i pashkelshëm. Atdheu ynë është i pashkelshëm.
- 3. Që nuk mund të dhunohet a të cenohet, që nuk mund të merret nëpër këmbë, i pacenueshëm. Ligj i pashkelshëm. Të drejta të pashkelshme.