Jump to content

pashkëputur

Nga Wiktionary

PASHKËPUTUR mb.

  • 1. I pandërprerë, i pakëputur. Rresht i pashkëputur. Varg i pashkëputur.
  • 2. Që ka lidhje të ngushta me pjesët e tjera, që përbën një tërësi me pjesët e tjera, jo i veçuar; i lidhur. Janë probleme (çështje) të pashkëputura. Punë të pashkëputura.
  • 3. Që nuk është ndarë nga nëna (për të vegjlit e bagëtive); i pakëputur, pirës. Viça (gica, shelegë) të pashkëputur.