Jump to content

pash

Nga Wiktionary

PASH m.

  • 1. Largësia ndërmjet dy duarve me krahë të shtrirë anash plotësisht; masë gjatësie e barabartë me këtë largësi (rreth një metër e gjysmë). Gjysmë pashë. Tre pashë litar. Pus i thellë shtatë pashë. E ka pashin të madh (të vogël). U zgjua me tre pashë diell u zgjua kur dielli ishte ngritur mjaft lart në qiell.
  • 2. si mb. Not pash sport: stil notimi duke shtrirë përpara herë njërin krah e herë tjetrin e duke lëvizur këmbët.
  • I ra pash më pash e përshkoi një vend nga njëri skaj në tjetrin a nga kreu deri në fund, i ra në të katër anët. Ecte pash më pash ecte me madhështi, duke u tundur sa andej e këtej. E ke lejen me pashë (plot pashin) ke lejë të plotë, je i lirë të bësh çfarë të duash a të veprosh si të duash. I doli gjuha (një pash, një pëllëmbë) shih te GJUH/Ë,~A I. Ma nxori gjuhën (një pash, një pëllëmbë) shih te GJUH/Ë,~A I. E ka gjuhën një pash flet shumë, nuk pushon së foluri, e ka gjuhën të gjatë. Shtatë pashë nën dhe shih te SHTATË. E pafsha shtatë pashë nën dhe! mallk. shih te SHTATË. Qep një pëllëmbë e shqep një pash shih te QEP.