parrahur
Appearance
PARRAHUR mb.
- 1. Që nuk është rrahur për t'i nxjerrë gjalpin, për ta përzier etj. Qumësht i parrahur qumësht që nuk i është hequr gjalpi. Vezë të parrahura.
- 2. Që nuk e kanë shkelur shumë njerëz (për një vend a krahinë); që nuk ka lëvizje të madhe (për rrugën). Shtigje të parrahura. Vend i parrahur. Rrugë e parrahur.
- 3. fig. Që nuk është shqyrtuar ose nuk është trajtuar më parë. Çështje e parrahur.
- 4. fig. Që nuk ka përvojë, që nuk është regjur nga jeta. I parrahur në jetë. I parrahur me vështirësitë.