parodi
Appearance
PARODI f.
- 1. let. Imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirike që imiton në mënyrë qesharake a satirike një vepër letrare serioze, stilin e saj etj.; pjesë e tillë për teatrin e estradës, që zakonisht shoqërohet me muzikë. Parodi e njohur. Parodi e miteve biblike. Program me parodi.
- 2. fig. Përngjasim qesharak që i bëhet diçkaje për ta vënë në lojë; diçka e ngjashme me një tjetër, por e pagoditur dhe e shtrembëruar. Parodi e jetës. Parodi e paqes.