parathënë

Nga Wiktionary

PARATHËNË mb.

  • 1. Që është thënë ose është shprehur më parë (për mendimet, përshtypjet etj.), për të cilin është folur pak më parë. Mendimet e parathëna. Kushtet e parathëna.
  • 2. vjet. Që është thënë a është vendosur që më parë se si do të ndodhë në të ardhmen; i paracaktuar (sipas besimeve mistike fetare dhe paragjykimeve për fuqitë e mbinatyrshme). Fund i parathënë. Besonin se fati i fëmijës ishte i parathënë.