parashikoj
Appearance
PARASHIKOJ kal.
- 1. E marr me mend që më parë se si do të jetë, do të bëhet a do të ndodhë diçka; e quaj të mundshme, pres të dalë a të bëhet ashtu siç e mendoj; kam ndërmend. Parashikojnë të korra të mbara. Parashikoj të nisem nesër. Parashikonte një fitore të lehtë. Sa e parashikon përfundimin e ndeshjes?
- 2. E përcaktoj që më parë atë që mund të ndodhë në të ardhmen ose si do të zhvillohet diçka, duke u mbështetur në disa të dhëna a në përvojën e mëparshme. Parashikon kohën. Parashikoi eklipsin e diellit. Parashikuan të ardhmen.
- 3. Llogarit që më parë sa duhet shpenzuar ose e caktoj diçka për një punë etj.; përcaktoj çfarë do të bëj. Parashikoi buxhetin. Parashikon shpenzimet (lëndët, forcat). Janë parashikuar për rast lufte.
- 4. I dal përpara diçkaje, e marr parasysh që më parë diçka dhe përgatitem për të; vet. veta III e përmban, e përfshin diçka, e ka. I ka parashikuar pasojat. E parashikon ligji (rregullorja, urdhëresa, vendimi).