pararendës
Appearance
PARARENDËS m.
- 1. Ai që me punën e veprimtarinë e tij përgatit rrugën e zhvillimin në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, shkencore etj.; paraardhësi i një rryme të mendimit a i një lëvizjeje politike, kulturore etj. Pararendësit e Rilindjes sonë Kombëtare. Veprat e pararendësve.
- 2. Ai që vjen para një tjetri, paraardhës; kund. pasardhës. Në gjurmët e pararendësve.
PARARENDËS mb.
- 1. Paraardhës. Letërsia pararendëse. Kulturat bujqësore pararendëse. Periudha pararendëse.
- 2. Që me punën e veprimtarinë e tij ka përgatitur rrugën e zhvillimin në një fushë të jetës shoqërore, shkencore etj., të një rryme të mendimit a të një lëvizjeje politike, kulturore etj. Filozofët pararendës.