paraqitem
Appearance
PARAQITEM vetv.
- 1. Shkoj te dikush që më ka kërkuar për një punë zyrtare; vete në vendin e punës a diku tjetër ku duhet të jem në një kohë të caktuar; shkoj diku për të marrë pjesë a për të qenë i pranishëm në kohën e duhur. Paraqitu nesër! U paraqitën në provim. Paraqituni në punë (në detyrë). Nuk u paraqit fare në gjyq. U paraqitën në konkurs (në festival). Sipas urdhrit tuaj, paraqitem! usht. U paraqit brenda afatit.
- 2. I them një tjetri emrin dhe kush jam. Më lejoni t'ju paraqitem!
- 3. vet. veta III. Është, duket a shfaqet në një gjendje, pamje ose mënyrë të caktuar. Paraqitet në këtë trajtë. Prodhimi paraqitet i mbarë. Gjendja paraqitet kështu. Çështja paraqitet e vështirë. Sëmundja nuk paraqitej e rrezikshme.
- 4. E tregoj veten në një mënyrë të caktuar; dal; jam në një gjendje të caktuar; e heq veten për dikë. Paraqitej keq (prapa). U paraqitën mirë në provime. Na u paraqit si mjek. E paraqit veten për të ditur.
- 5. vet. veta III. Vjen a shfaqet, del përpara (një rast etj.). Kur të paraqitet nevoja. Me që u paraqit rasti (mundësia).
- 6. Pës. e PARAQIT.