Jump to content

paraqit

Nga Wiktionary

PARAQIT kal.

  • 1. Nxjerr dhe i tregoj dikujt një shkresë, një dokument etj. për t'i dëshmuar se e kam në rregull, se më takon një e drejtë etj.; e sjell diçka si dëshmi, e jap si provë. I paraqiti letërnjoftimin (vërtetimin). Paraqitni biletat! Paraqiti librezën (dëftesën). Paraqiti dëshmi (prova, argumente). Paraqiti si arsye...
  • 2. I vë përpara a i jap dikujt diçka për ta parë, për ta shqyrtuar, për të dhënë një mendim për të etj.; ia bëj të njohur për ta plotësuar a për ta zgjidhur; parashtroj. I paraqiti një lutje (një kërkesë). Paraqiti raportin. Paraqiti planin (projektligjin). Ia paraqiti për nënshkrim (për miratim). Ia paraqiti çështjen gjyqit. Paraqiti dorëheqjen. I paraqit forcën dikujt i bëj të njohur një eprori numrin e ushtarëve ose të njerëzve të tjerë të rreshtuar për të filluar stërvitjen, ushtrimet, parakalimin etj.
  • 3. libr. I shpreh dikujt një ndjenjë ose i tregoj qëndrimin tim. I paraqiti dashurinë. I paraqiti nderimet (falënderimet). I paraqit ngushëllimet e mia.
  • 4. Ua tregoj për ta parë të pranishmëve, vizitorëve, shikuesve etj. një vepër, një prodhim, një shfaqje etj.; u bëj të njohura me pak fjalë disa të dhëna për një vepër a për një program; tregoj. Paraqiti një film të ri. Paraqitën prodhimet e reja. Paraqiti programin. U paraqiti lexuesve një libër.
  • 5. Përshkruaj me gojë a me shkrim dikë a diçka, e tregoj si është; shtjelloj; e jap diçka nëpërmjet një vepre artistike. E paraqiti hollësisht (me pak fjalë). E ka paraqitur drejt (bukur). Kështu na e paraqiti gjendjen. E ka paraqitur Skënderbeun mbi kalë. Varet si ta paraqitësh çështjen.
  • 6. Bëj të njohur dikë me një tjetër të pranishëm a me një rreth shoqëror, duke thënë emrin e tij, profesionin, detyrën etj.; e njoh dikë me një tjetër për herë të parë. Ia paraqiti i vëllai. E paraqit veten për...hiqet, e mban veten për...
  • 7. E propozoj dikë si kandidat për një punë, për t'u zgjedhur në një organ etj.; bëj një propozim. Paraqitën kandidatët për deputetë. Paraqiti kandidaturën e tij.
  • 8. vet. veta III. Ka, nxjerr, përmban. Paraqit vështirësi (pengesa). Nuk paraqit rrezik.