paraprak
Appearance
PARAPRAK mb.
- 1. Që bëhet me kohë për të qenë i gatshëm për një punë a për t'i dalë përpara diçkaje, por zakonisht nuk bëhet në mënyrë të thelluar; që është i nevojshëm për diçka të mëpastajme; përgatitor, parapërgatitor. Përgatitje (punë) paraprake. Masa paraprake. Paralajmërim paraprak. Kusht paraprak.
- 2. Që bëhet përpara diçkaje tjetër kryesore për të hetuar kushtet, rrethanat, gjendjen, prirjet etj., që bëhet si hap i parë për të arritur një qëllim dhe që duhet thelluar më tej. Bisedë paraprake. Hetim paraprak. Studim paraprak.
- 3. Që nuk ka marrë ende trajtën përfundimtare, që mund të ndryshohet a të lëvizë sipas rrethanave të mëvonshme; që nuk është përfundimtar, fillestar. Të dhëna paraprake. Marrëveshje paraprake. Nga një vlerësim paraprak.