paralizoj

Nga Wiktionary

PARALIZOJ kal.

  • 1. zakon. veta III mjek. Bën që të humbasë aftësinë për të lëvizur dhe ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve të jashtëm, ia mbërthen në vend një organ a një pjesë të trupit; i shkakton paralizë. I paralizoi krahun (këmbën).
  • 2. vet. veta III fig. Ia ndërpret veprimtarinë e gjallë, zhvillimin e përparimin në një fushë, e ndal në vend, e bën të ngecë. E paralizoi ekonominë (industrinë). Paralizoi qarkullimin (lëvizjen, tregtinë). Greva paralizoi qytetin.
  • 3. fig. I heq mundësinë të veprojë lirisht, e mbërthej në vend. E paralizuan armikun. I kishte paralizuar frika.