paragjykim
Appearance
PARAGJYKIM m.
- 1. Mendim i gabuar dhe i pambështetur, i ngulitur nga njohja jo e plotë e dukurive të botës dhe e shkaqeve të tyre, nga i cili niset dikush në gjykimet e në veprimet e tij në kundërshtim me dijen e arsyen; pikëpamje a qëndrim, që formohet si shprehi nën ndikimin e shoqërisë e të mjedisit dhe jo nga njohja e përvoja e jetës. Paragjykime fetare (borgjeze). Rrënjët e paragjykimeve. Lufta kundër paragjykimeve. Njeri pa paragjykime.
- 2. Mendim i padrejtë, që është formuar që më parë për dikë a për diçka pa e njohur mirë dhe që pengon par ta vlerësuar atë me paanësi. Flet me paragjykim. Ka paragjykime për të.