parafrazë

Nga Wiktionary

PARAFRAZË f.

  • 1. libr. Fjali a shprehje që jep në mënyrë përshkruese kuptimin e një fjale a të një shprehjeje të caktuar, parafrazim (p.sh. «ajo që e ka lindur e rritur» në vend të «e ëma», «ai që shkruan këtë letër» ose «autori i kësaj letre» në vend të «unë» etj.).
  • 2. let. Shpjegimi me fjalët e veta i një pjese letrare të vështirë a të errët; shpjegimi me fjalë të tjera i përmbajtjes së një vepre, i ideve të saj etj.
  • 3. let. Përkthim i lirë dhe i zgjeruar i një vepre, i një vjershe etj.